75 Mall Live Search
11:52 / E Martë, 20 Janar 2026 / OSH

Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faqja e Inspektoratit të kryeqytetit është hakuar.

“Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj.
Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftimin e komunës./Indeksonline/