75 Mall Live Search
12:45 / E Martë, 20 Janar 2026 / P M

Enerco paralajmëron për reduktime të mundshme të energjisë elektrike gjatë ditës

Kompania energjetike, Enerco ka njoftuar konsumatorët se, sipas njoftimit të KOSTT-it, gjatë ditës së sotme mund të ketë reduktime të energjisë elektrike në disa zona.

Në njoftimin e saj, Enerco thekson se ka bërë të gjitha nominimet e nevojshme për të siguruar furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike për konsumatorët e vet. Për këtë arsye, kompania ka kërkuar zyrtarisht nga KOSTT-i që konsumatorët e Enerco-s të mos përfshihen në kufizime të furnizimit me energji.

Enerco sqaron se çdo informacion shtesë dhe detaje rreth reduktimeve të mundshme janë të përfshira në njoftimin zyrtar të KOSTT-it, i cili pritet të zbatohet gjatë ditës.

Kompania u bën thirrje konsumatorëve të qëndrojnë të informuar përmes kanaleve zyrtare dhe siguron se do t’i njoftojë me kohë për çdo zhvillim të ri lidhur me furnizimin me energji elektrike.