Vizita në Hagë, Haradinaj: Thaçi e Veseli besojnë se drejtësia do të triumfojë
Gjatë javës së kaluar, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.
Në Klan Kosova, ish-kryetari i OVL të UÇK-së tha se kjo vizitë iu lejua pas dy vjet pritjeje dhe që sipas tij, vizita iu lejua pasi gjyqit po i vjen fundi.
“Besoj që është vizita e fundit para se ata me dalë, sepse besoj që do të vijnë”, tha Haradinaj.
Pos tjerash, ish-i burgosuri i Hagës, tha se dy ish-krerët e UÇK-së i gjeti të relaksuar dhe me besim të plotë që drejtësia do të triumfojë.
Por në qoftë se çlirimtarët do të dënohen nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se dënohet lufta çlirimtare e Kosovës, jo vetëm individët.

