75 Mall Live Search
14:13 / E Martë, 20 Janar 2026 / OSH

Guardiola është “baba” i blerjeve, ka transferuar 72 lojtarë me mbi 2 miliardë euro

Marc Guehi është bërë lojtari më i ri i Manchester Cityt, një tjetër nënshkrim i merkatos dimërore. Ky është transferimi i 72-të i Pep Guardiolës në dhjetë sezonet e tij me klubin, me një mesatare prej pak mbi shtatë për sezon.

Shuma totale e shpenzuar është marramendëse: 2 miliardë euro në transferime (2,030,856,381 euro sipas Transfermarkt) që kur Pep-i arriti nga Bayern Munichu më 1 korrik 2016.

Jack Grealish me 118 milionë euro është blerja më e shtrenjtë në epokën e Guardiolës.

Gjatë kohës së tij te Barcelona, ​​Bayern Munichu dhe Manchester City, Guardiola kryeson gjithashtu renditjen e trajnerëve që kanë investuar më shumë në transferimet e lojtarëve gjatë historisë: 2.58 miliardë euro.

Ai pasohet nga José Mourinho (1.72 miliardë euro), Massimiliano Allegri (1.6 miliardë euro), Carlo Ancelotti (1.56 miliardë euro) dhe Diego Simeone (1.55 miliardë euro)./Indeksonline/