S’ka pushim për Salah, rikthehet në skuadër për ndeshjen ndaj Marseille
Liverpooli do të zhvillojë nesër ndeshjen ndaj Marseilles në Ligën e Kampionëve.
Ata do të udhëtojnë drejt Francës, ku do të jenë mysafirë në stadiumin ikonik, “Velodrome”.
“Reds”, zhvilluan stërvitjen e fundit para ndeshjes së madhe, me skuadrën që ka pritur rikthimin e madh të Mohamed Salah.
Salah, ishte jashtë listës pasi që ka qenë në grumbullim me Kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Kombeve.
Ndeshja luhet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/

