75 Mall Live Search
19:12 / E Martë, 20 Janar 2026 / MSH1

Dua Lipa po punon këngë me Harry Styles?

Dua Lipa së fundmi është përfolur se do të shfaqet në albumin e ardhshëm të Harry Styles, i cili pritet të publikohet në muajin mars.

Ylli shqiptar me famë botërore duket se ka vendosur të bashkojë forcat me artistin e mirënjohur britanik, transmeton IndeksOnline.

Sipas një informacioni anonim të publikuar në Deuxmoi, Dua Lipa ka kontribuar me vokale në një këngë të albumit të ri të Harry-t, me titull “Kiss All The Time. Disco, Occasionally.”

Nëse kjo rezulton e vërtetë, ky do të ishte bashkëpunimi i parë artistik i Harry Styles.

Kujtojmë që Styles ka nisur një karrierë solo, pas shpërbërjes së grupit One Direction./IndeksOnline/