Në vitin e parë në Kosovë, Wolt shndërrohet në “Qendrën tregtare në xhepin e secilit” me ridizajnimin më të madh të aplikacionit mobil
Një vit pas lansimit në Kosovë dhe zgjerimit të shpejtë në dy qytete, duke shënuar një nga lansimet më të suksesshme të Wolt në nivel global, Wolt prezanton ridizajnimin më të madh të aplikacionit në historinë e tij. Ky përditësim shënon një hap të rëndësishëm në evolucionin e Wolt nga një aplikacion për dërgesa ushqimi në një platformë të plotë të tregtisë lokale – një “qendër tregtare në xhepin e secilit”.
Aplikacioni i ridizajnuar i Wolt ua bën më të lehtë se kurrë përdoruesve në Kosovë të zbulojnë, shfletojnë dhe blejnë gjithçka që ofron qyteti i tyre – nga restorantet dhe ushqimet, te farmacitë, produktet e bukurisë, elektronika dhe shumë më tepër – të gjitha në një përvojë më të shpejtë, më të mençur dhe më miqësore.
Çfarë ka të re në aplikacionin e ridizajnuar të Wolt
Search & Browse Hub
Një buton i ri lundrues shërben si pikë e vetme hyrëse për gjithçka që ndodhet përreth. Me vetëm një klik, përdoruesit mund të eksplorojnë restorante, dyqane dhe shërbime që ofrohenpranë tyre.
Universal Search
Përdoruesit thjesht shkruajnë atë që kërkojnë dhe aplikacioni e kupton qëllimin. Për shembull, kërkimi për “proteinë” shfaq pije proteinike nga marketet, suplemente nga farmacitë dhe ushqime me përmbajtje të lartë proteinike nga restorantet – të gjitha në një pamje të vetme.
Shfletim i fokusuar te produktet (Product-First Browsing)
Në vend që të kalojnë nga një dyqan në tjetrin, përdoruesit tani mund të fillojnë drejtpërdrejt nga produktet dhe të krahasojnë artikuj nga disa shitës – nga elektronika dhe bukuria deri te produktet farmaceutike – pa ndërruar faqe.
Pamje e re dhe moderne
Forma të rrumbullakëta, ngjyra të gjalla dhe lëvizje të buta krijojnë një ndërfaqe moderne dhe miqësore, e dizajnuar për të qenë më e shpejtë sot dhe e gatshme për t’u zgjeruar me ofertat e ardhshme të Wolt.
Gjatë vitit të kaluar, Wolt është bërë shpejt pjesë e përditshmërisë në Kosovë, duke lidhur konsumatorët me restorantet dhe bizneset lokale, ndërsa i ka ndihmuar këta të fundit të rriten përmes zgjidhjeve digjitale. Me përvojën e re të aplikacionit, Wolt hedh hapin e radhës – duke u shndërruar në një platformë ku qytetarët mund të zbulojnë, porosisin dhe lidhen me qytetin e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe efikase.
Ridizajnimi sjell gjithashtu më shumë dukshmëri për bizneset lokale, pasi produktet tani shfaqen në kategori dhe rezultate kërkimi të ndryshme, duke i ndihmuar ato të arrijnë konsumatorët më herët në procesin e vendimmarrjes dhe të krijojnë më shumë mundësi rritjeje.
“Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka treguar energji të jashtëzakonshme, adoptim të shpejtë dhe besim të madh ndaj Wolt,” ka thënë Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri. “Ky ridizajnim pasqyron mënyrën se si njerëzit jetojnë sot – duke lëvizur pa pengesa mes ushqimit, marketeve, shitjes me pakicë dhe nevojave të përditshme, të gjitha në një vend.”
Një vit i rëndësishëm për Wolt në Kosovë
Lansimi i aplikacionit të ridizajnuar përkon me përvjetorin e parë të Wolt në Kosovë, pas një rritjeje të shpejtë dhe zgjerimi në dy qytete brenda vetëm një viti, në Prishtinë dhe Ferizaj. Ky përditësim riafirmon përkushtimin afatgjatë të Wolt ndaj tregut në Kosovë, bizneseve lokale dhe ndërtimit të një ekosistemi modern dhe të qasshëm të tregtisë lokale.
Përvoja e re e aplikacionit Wolt është e disponueshme për përdoruesit në Kosovë që nga 15 janari.
Ndërkohë që po shënohet një vit nga hyrja në Kosovë, Wolt po përgatitet edhe për fazën e ardhshme të rritjes. Gjatë vitit 2026, kompania e teknologjisë amerikano-finlandeze po planifikon të zgjerojë operimet edhe në tre qytete të reja, duke forcuar më tej praninë në të gjithë vendin dhe duke e afruar platformën e saj të tregtisë lokale me gjithnjë e më shumë konsumatorë dhe biznese.

