83-vjeçari, babai i dëshmorit të UÇK-së, kërkon vetëm një strehë…
Zymeri nga Jezerci i Ferizajt është babai i dëshmorit Sali Baliu dhe i 5 ushtarëve të UÇK-së.
Sot, ai jeton me qira, në kushte të rënda, bashkë me rejen dhe 3 fëmijët.
Ish-i burgosur politik, me 12 muaj burg në Pozharevc, ky baba i sakrificës nuk kërkon luks –
kërkon vetëm një banesë për të jetuar me dinjitet.
Humanisti Agon Zhinipotoku ka marrë përsipër pagesën e qirasë dhe do t’i dhurojë një karrocë elektrike, që pas shumë vitesh të mund të dalë lirshëm në qytet.
Dëshira e tij më e madhe? Të takohet një ditë me humanistin Halil Kastrati.
Kjo familje ka nevojë urgjente për një banesë.
Le të mos e lëmë vetëm babanë e dëshmorëve.

