Për t’u duartrokitur: Dy llapjanë dorëzojnë në polici portofolin e humbur, plot me para
Dy qytetarë në Podujevë kanë bërë një gjest që është për t’u duartrokitur.
Ata kanë dorëzuar në stacion policor një portofol me dokumente dhe sasi të konsiderueshme parash, që e kanë gjetur në rrugë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, shkruan IndeksOnline.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se portofoli, dokumentet dhe të hollat i janë kthyer pronarit.
Me këtë rast, policia ka falënderuar për bashkëpunim dy llapjanët: S.B dhe L.B./IndeksOnline/


