Burgim i përjetshëm për personin që vrau ish-kryeministrin japonez
Është dënuar me burgim të përjetshëm i dyshuari që vrau ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.
Vendimi u mor tre vjet e gjysmë pasi ai qëlloi për vdekje ish-liderin japonez, gjatë një tubimi në qytetin e Narës në vitin 2022, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.
Vet Tetsuya Yamagami u deklarua fajtor për krimin, në hapjen e gjyqit vitin e kaluar, por dënimi që ai meriton ka ndarë opinionin publik në Japoni.
Ndërsa shumë e shohin 45-vjeçarin si një vrasës gjakftohtë, disa e simpatizojnë edukimin e tij të trazuar.
Prokurorët thanë se Yamagami meritonte burgim të përjetshëm për “aktin e tij të rëndë”.
Duke kërkuar zbutje të dënimit, ekipi mbrojtës i Yamagami-t tha se ai ishte viktimë e “abuzimit fetar”.
Vdekja tronditëse e Abe-s, ndërsa mbante një fjalim në mes të ditës, nxiti hetime mbi Kishën e Unifikimit dhe praktikat e saj të dyshimta.

