Moti: Mëngjes me ngrica, në disa vende ka mjegull
Të mërkurën në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes do të ketë ngrica dhe vende-vende mjegull.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -8 e deri në -5 gradë Celsius, kurse ato maksimalet nga 1 deri në 4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 e deri në 8 metër për sekondë.

