75 Mall Live Search
08:23 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / G T

Carlo Ancelotti ishte i pranishëm në “Bernabeu” mbrëmë, filloi të këndonte himnin e Real Madridit

Skuadra e Real Madridit shënoi fitore të thellë 6:1 ndaj Monacos në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

I pranishëm në tribunat e stadiumit “Santiago Bernabeu” ishte edhe trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, shkruan Indeksonline

Kamerat e “kapën” momentin kur trajneri italian po këndonte himnin e skuadrës spanjolle.

Pas ndeshjes, Ancelotti tha disa fjalë në rrjetet sociale:

“Çfarë nate e Ligës së Kampionëve në Bernabeu. Faleminderit të gjithë madridistas për pritjen e ngrohtë. Paqi fat në pjesën e mbetur të sezonit. Hala Madrid”, ka shkruar Ancelotti në rrjetet sociale.

/Indeksonline/