75 Mall Live Search
09:58 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / KV

Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, shtatë të tjerë përfundojnë në polici

Pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete shtatë të dyshuar, pesë prej tyre të mitur.

Rrahja ka ndodhur në fshatin Gaçkë të Ferizajt të martën rreth orës 23:00, transmeton IndeksOnline.

Dy nga të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore nga thika dhe ata kanë pranuar trajtim mjekësor.

Pesë të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë të mitur janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/