Arbeloa për Brahim Diazin: Mezi po e presim për ta përqafuar…!
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka një mesazh mbështetjeje për Brahim Diazin.
Diaz ishte fytyra tragjike e finales së madhe të Kupës së Afrikës mes Marokos dhe Senegalit, shkruan Indeksonline
Sulmuesi anësor humbi një penallti në minutat e fundit dhe kjo e ka mërzitur shumë lojtarin, pasi në fund shteti i tij humbi ndaj Senegalit në finale.
Arbeloa ka treguar mbështetje të fortë për Brahim Diazin dhe mezi po e pret atë të rikthehet në shtëpi.
“Brahim Diaz ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Afrikës. Falë tij, Maroko u kualifikua në finale.
“Është e qartë se të gjithë mezi e presin për ta përqafuar. Ai mund të përshtatet mirë me stilin tonë të lojës. Mund të luajë në shumë pozicione.
“Shokët e tij janë të gjithë të etur për t’i dhënë nga një përqafim dhe kjo dashuri mes tyre më jep besim të madh në të ardhmen”, u shpreh Arbeloa
Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore 6:1 ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/

