75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / L A

Arsene Wenger do të dëshmojë në një gjykatë në Kroaci, për shitjen e një futbollisti

Në Kroaci po zhvillohet gjyqi ndaj ish-presidentit të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamiq.

Mamiq, së bashku me vëllanë e tij Zoranin dhe pesë të pandehurit e tjerë akuzohen për përvetësimin e më shumë se 25 milionë eurove nga Dinamo përmes disa kompanive jashtë vendit.

Për të dëshmuar u ftua dhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Ai do të dëshmojë rreth transferimit të futbollistit, Eduardo në vitin 2007 ku thuhet se kompania “Rasport Management” i lëshoi ​​Dinamos tri fatura për shërbimet e saj, me një total prej 900 mijë paundësh, ose 1.1 milionë eurosh, për transferimin e Eduardo da Silvës tek Arsenali./IndeksOnline/