Rama uron Osmanin për ftesën e Bordit të Paqes: Është gjest aspak pa lidhje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, për marrjen e ftesës për të qenë bashkë-themeluese e Bordit të Paqes, të iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Në një postim në X, Rama e uroi Osmanin për ftesën, duke thënë se është gjest i Trumpit që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar.
Në gjykimin e Ramës, kjo po ashtu jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë, shkruan IndeksOnline.
Por, në mënyrë të tërthortë, ai apeloi tek Albin Kurti që ta çmojë këtë “dorë të shtrirë nga presidenti i SHBA-së”.
“Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga presidenti i SHBA-së, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, shkroi Rama.
Bordi i Paqes, i iniciuar nga Trump, synon të arrijë paqen afatgjatë në Lindjen e Mesme. Trump ka nisur t’i ftojë shtetet që të bëhen anëtare të këtij bordi, sakaq Kosovën dhe Shqipërinë i ka ftuar si anëtare themeluese, krahas SHBA-së./IndeksOnline/
Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e…
— Edi Rama (@ediramaal) January 21, 2026

