75 Mall Live Search
12:19 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / MSH1

Daut Haradinaj bën homazhe te varri i Rugovës

Daut Haradinaj ka bërë homazhe sot te varri i presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, duke nderuar figurën dhe kontributin e tij për shtetin e Kosovës.

Pas homazheve, Haradinaj ka vlerësuar rolin udhëheqës dhe vizionin politik të Rugovës, duke theksuar se historia e Kosovës do të ishte e paplotë pa udhërrëfimin e tij. “Kujtimi për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet i përjetshëm”, ka deklaruar ai.

Dr. Ibrahim Rugova konsiderohet si arkitekti i rezistencës paqësore dhe një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.

Rugova ka 20 vjet që është ndarë nga jeta.