75 Mall Live Search
14:16 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / A

Një copë histori e Kosovës ringjallet, rinovohet vetura e Ibrahim Rugovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se pas dy dekadash është renovuar vetura e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një simbol i rëndësishëm i periudhës së rezistencës paqësore dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Pas 20 vjetësh e kemi renovuar veturën e dr. Ibrahim Rugovës”, ka deklaruar presidentja Osmani, duke theksuar rëndësinë që ka ruajtja e trashëgimisë historike dhe simbolike të presidentit të ndjerë.

Ajo këtë e ka shpjeguar në një bashkëbisedim me Elez Nikçin, njeriun që i kishte qëndruar pranë presidentit Rugova për shumë vjet me radhë, shkruan Indeksonline

Nikçi ishte personi që fitoi besimin e ish-presidentit të ndjerë, duke u bërë pjesë e stafit të sigurimit të tij që nga viti 1994, ndërsa nga viti 2000 shërbeu si shef i truprojave të presidentit Rugova.