Shkëlqejnë mbretëreshat e bukurisë në premierën e “Infinite Icon”
Paris Hilton prezantoi për herë të parë filmin Infinite Icon: A Visual Memoir , një dokumentar në të cilin personazhi i famshëm diskuton transformimin e saj artistik në këngëtare.
Edhe pse në qendër të vëmendjes së mbrëmjes duhej të ishte Paris Hilton , në premierën e dokumentarit të saj “Infinite Icon: A Visual Memoir” të gjithë po shikonin Sofia Vergarën gjithmonë elegante .

Elita e Hollivudit u mblodh në premierën e filmit – nga vetë Vergara te Demi Lovato , Heidi Klum dhe Tiffany Haddish , të gjitha për të mbështetur “ikonën” e medias Paris Hilton.

Filmi, i drejtuar nga Bruce Robertson dhe JJ Duncan , kombinon dekada të tëra arkivash personale, video dhe pamje shtëpiake të papara më parë me intervista të sinqerta dhe performanca live. Filmi del në kinema më 30 janar./Indeksonline/


