75 Mall Live Search
19:10 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / AR

E zjarrtë mes të ftohtit, Lotina e Mozzikut surprizon nga Laplandi

E dashura e reperit të njohur Mozzik, Lotina, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa foto nga pushimet e saj në Lapland, Finlandë.

Mes peizazheve të mbuluara me borë dhe atmosferës magjike, ajo është shfaqur elegante dhe plot stil, shkruan Indeksonline.

Krahas fotografive, Lotina ka shkruar me humor: “Uhh, kush jam unë pa buzë të kuqe”, duke marrë menjëherë komente dhe pëlqime të shumta nga fansat.

Në këtë pushim përrallor po e shoqëron i dashuri, reperi Mozzik./Indeksonline/