Kryeziu: Minus 6 mijë votave është veprim kriminal i një grupi të organizuar
Ismet Kryeziu, anëtar i organizatës Demokracia në Veprim, ka deklaruar se minus 6 mijë vota përbën një veprim kriminal të një grupi të organizuar, duke theksuar se një manipulim i tillë nuk mund të ndodhë pa përfshirjen e shumë akterëve.
Sipas Kryeziut, një numër kaq i madh votash kërkon koordinim të plotë të të gjithë personave të përfshirë në procesin zgjedhor në një komunë.
“Kjo nënkupton organizimin e të gjithë akterëve aty, përfshirë komisionerët, anëtarët vëzhgues dhe, nëse ka pasur edhe përfaqësues nga subjektet politike që kanë qenë të pranishëm,” ka deklaruar Kryeziu në Politiko.
Kryeziu ka sqaruar gjithashtu se organizata Demokracia në Veprim nuk ka qenë pjesë e vëzhgimit të procesit të numërimit të votave, për shkak të kostos së lartë financiare që kërkon një angazhim i tillë.
“Ne si organizatë nuk kemi marrë pjesë në vëzhgimin e numërimit, sepse kjo ka një kosto shumë të lartë,” ka shtuar Kryeziu.

