75 Mall Live Search
09:09 / E Enjte, 22 Janar 2026 / MSH1

Skenderaj: Policia gjen narkotikë në veturën e një shoferi

Mbrëmë, një njësi policore e stacionit policor në Skenderaj kishte ndalur një automjet, për kontroll.

Gjatë kontrollit të personave dhe automjetit, te shoferi kanë gjetur një sasi të dyshuar narkotike me peshë 15.8 gramë, raporton IndeksOnline. 

“Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.