Paris Hilton për videon intime që iu publikua vite më parë: “Do të më ndjek gjithë jetën time”
Paris Hilton ka folur në një intervistë të re rreth ndikimit të një videoje 18+, të publikuar pa pëlqimin e saj në vitin 2004.
Ajo ishte 19 vjeçe në atë kohë, ndërsa i dashuri i saj i atëhershëm, Rick Salomon, ishte 35 vjeç, raporton Unilad, transmeton Indeksonline.
Pamjet u publikuan pasi Salomon dyshohet se i shiti dhe më vonë qarkulluan nën titullin “Një natë në Paris”. Pas publikimit të tyre, Hilton u përqesh në media dhe publik dhe me kalimin e viteve ajo ka folur vazhdimisht se sa shumë e preku ngjarja.
Hilton, e cila tani është 44 vjeç, u shfaq në podcastin e Jay Shetty të mërkurën, më 21 janar dhe dha më shumë detaje rreth asaj se si ndihej në atë kohë. Ajo tha se kishte frikë se njerëzit nuk do ta shihnin më kurrë në të njëjtën mënyrë.
“Duke u rritur, gjithmonë i admiroja njerëz si princesha Diana dhe Grace Kelly, gra tepër elegante. Dhe kur kjo ndodhi, ndjeva sikur njerëzit nuk do të më shikonin më kurrë në të njëjtën mënyrë”, tha Hilton.
Hilton ka thënë më parë se publikimi i paautorizuar i pamjeve të tilla do të trajtohej si një formë pornografie hakmarrëse sot. Duke folur për The Sunday Times, ajo tha: “Sot do të ishte e paligjshme. Njerëzit e kuptojnë sa gabim ishte. Dhe për mua, sinqerisht, ishte shëruese të dëgjoja dikë të thoshte: ‘Uau, Paris ishte adoleshente dhe një burrë më i vjetër në moshë e shfrytëzoi atë.'”/Indeksonline/

