75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 22 Janar 2026 / AR

Kim Kardashian bën komente të rralla për Taylor Swift-in

Kim Kardashian rrallë flet për Taylor Swift-in, por tani ajo e ka lavdëruar atë si një “artiste super të talentuar dhe të mrekullueshme”. 

Kim, themeluese e markës SKIMS, zbuloi në podcastin e motrës së saj Khloé Kardashian se dëgjon muzikën e saj, më shumë se një dekadë pas grindjes së tyre publike, raporton People, transmeton Indeksonline.

Në episodin e së mërkurës të podkastit “Khloé in Wonder Land”, Khloé e pyeti motrën e saj: “A mendon se njerëzit do të habiten që ti dëgjon Taylor Swift-in”? Kim u përgjigj: “Mendoj se e kam thënë tashmë këtë”. Khloé iu përgjigj: “Mendoj se njerëzit do të habiten” dhe Kim shtoi më pas se ajo ka edhe “disa nga këngët e saj më të vjetra” në listën e këngëve. “Gjithmonë kam menduar se ajo ishte një artiste super e talentuar dhe e mrekullueshme”, tha Kim për Swift-in, 36 vjeç./Indeksonline/