Harry Kane pati një moment tensioni me bashkëlojtarin e tij Guerreiron: Ai top ishte për mua..!
Bayern Muncheni mbrëmë shënoi fitore të vështirë 2:0 ndaj Royale Union SG-së, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Harry Kane, sulmuesi anglez shënoi dy gola, shkruan Indeksonline
Në një moment, Kane u pa tejet i nervozuar me bashkëlojtarin e tij, Raphael Guerreiro.
Mbrojtësi i mori një top në ajër sulmuesit anglez, i cili ishte në pozitë më të mirë për të shënuar.
Pikërisht kjo ishte arsyeja pse Kane ishte i nervozuar me bashkëlojtarin, madje u pa duke i bërtitur atij.
“Ai top ishte për mua. Patëm një stërvitje gjatë këtyre goditjeve standarde vetëm për të më liruar mua. Kjo është arsyeja pse u zemërova pak që Guerreiro e mori topin. Por nuk është ndonjë problem i madh”, u shpreh Harry Kane
Kane e kishte edhe një mundësi të shënonte hat-trik në minutën e 81-të, por dështoi nga pika e bardhë e penalltisë./Indeksonline/

