75 Mall Live Search
12:40 / E Enjte, 22 Janar 2026 / MSH1

“Trepça” nis verifikimin e pronave të kthyera

Shoqëria aksionare “Trepça” ka njoftuar nisjen e procesit të verifikimit të pronave të kthyera. 

Sipas njofitmit, verifikimi po realizohet përmes aplikacioneve zyrtare të Kadastrës së Kosovës dhe Google Maps-it, transmeton IndeksOnline.

“Pas përfundimit të fazës së parë të kthimit të pronave te titullari “Trepça” Sh.A., ka nisur me sukses procesi i verifikimit në terren.

Verifikimi po realizohet përmes aplikacioneve zyrtare të Kadastrës së Kosovës dhe Google Maps-it, duke krahasuar të dhënat kadastrale me gjendjen reale në terren.

Ky proces po siguron saktësimin e kufijve, identifikimin e parcelave dhe konfirmimin e pronësisë, si hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe menaxhimit të rregullt të pronave të ndërmarrjes.

“Trepça” Sh.A. vazhdon punën me transparencë dhe përkushtim për ruajtjen e pasurisë publike” thuhet në njoftimin e “Trepça” sh.a.