Antidroga e Prishtinës zbarkon në Podujevë, godet një grup kriminal dhe sekuestron rreth 90 kg marihuanë
Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës në Prishtinë kanë goditur një grup të dyshuar kriminal duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, në një aksion të zhvilluar sot në Podujevë.
Në aksionin e sotëm janë sekuestruar rreth 90 kg marihuanë.
Aksioni ka rezultuar me tre të arrestuar.

