I dashuri i Kylie thyen rekorde për çmimin “Oscar 2026”
I dashuri i Kylie Jenner, Timothee Chalamet vendosi një rekord interesant këtë vit me nominimin e tij për Çmimin e Akademisë për Aktorin më të Mirë.
Aktori i Marty Supreme është ndër favoritët për të fituar Oskarin, pasi më parë ishte nominuar për rolet e tij në Call Me by Your Name dhe A Complete Unknown, transmeton Indeksonline.
Nominimi për rolin e tij në filmin e ri të Josh Safdie i solli atij dy rekorde.
Ai u bë aktori më i ri me një nominim të tretë për Aktorin më të Mirë që nga Marlon Brando në vitin 1954. Përveç kësaj, ai tani ka arritur tre nominime në atë kategori, duke iu bashkuar emrave si Will Smith, Joaquin Phoenix, Gary Oldman dhe Humphrey Bogart.
Chalamet u bë gjithashtu aktori më i ri me tetë filma të nominuar për çmimin Filmi më i Mirë. Deri më tani, në filmografinë e tij ka 22 filma artistikë, dhe tetë prej tyre garuan në kategorinë më të rëndësishme./Indeksonline/


