75 Mall Live Search
16:05 / E Enjte, 22 Janar 2026 / Z S

Haradinaj takon ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, flasin për zhvillimet politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin siç tha, diskutuan zhvillimet politike, sfidat aktuale dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Haradinaj u shpreh se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“I urova Ambasadorit Blaj mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.