Prishtina pëson humbje nga Vëllaznimi por kalon në gjysëmfinale të Kupës
Vëllaznimi ka arritur ta mposht Prishtinën në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Edhe pse skuadra gjakovare fitoi me shifrat 74-69, nuk ishte e mjaftueshme të përmbys humbjen në ndeshjen e parë me rezultat 82-68, dhe kësisoj Prishtina ka kaluar në gjysëmfinale, shkruan IndeksOnline.
Jericole Hellems i Vëllaznimit ishte basketbollisti më i dalluar i ndeshjes, duke shënuar 25 pikë.
Te Prishtina më i miri ishte Kelby Kramer, me 14 pikë./IndeksOnline/

