Barcelona i futet garës për transferimin e Julian Alvarez
Barcelona është mes disa klubeve të mëdha europiane që kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, i cili po shqyrton me kujdes opsionet për të ardhmen e tij te Atlético Madrid.
Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili thotë se ika disa klube të interesuara për 24-vjeçarin, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij, Alvarez po shqyrton oposien të cila ka mbi tabolinë për të ardhmen e tij.
“Gjithçka do të varet nga ajo që do të vendosin Atletico dhe Julian gjatë bisedimeve,”, ka deklaruar Romano.
E ardhmja e Julian Alvarez pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos, me Barcelonën që po monitoron nga afër situatën e sulmuesit argjentinas./IndeksOnline/

