Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet për çmimin “Oscar”
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” është nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar”, duke shënuar kështu një arritje të rëndësishme për kinematografinë e Kosovës. Në këtë sukses janë përfshirë aktorët Luana Bajrami, Alexandre Singh dhe Natalie Musteata, si edhe i gjithë ekipi realizues i filmit.
Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka uruar aktoren Luana Bajrami për performancën e saj të jashtëzakonshme, duke theksuar se ajo vazhdon të përfaqësojë talentin kosovar në skenën ndërkombëtare.

