75 Mall Live Search
13:28 / E Premte, 23 Janar 2026 / S Z

Rreth 800 shtretër të lirë në burgje, deklarohet Shërbimi Korrektues i Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dalë me reagim lidhur me raportimet për mungesë të hapësirave nëpër burgje, për të arrestuarit nga aksioni i sotëm i Prokurorisë së Prizrenit për manipulim të votave.

Në reagim thuhet se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗶𝗿𝗮 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟴𝟬𝟬 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝘁𝗲̈𝗿 dhe se  pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë.

“Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja”, thuhet në reagimin e SHKK-së.

Reagimi i plotë:

Pas informacioneve që po qarkullojnë në disa media lidhur me mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese, njoftojmë opinionin publik se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1 758 të burgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗶𝗿𝗮 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟴𝟬𝟬 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝘁𝗲̈𝗿, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja.

Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës.