75 Mall Live Search
13:38 / E Premte, 23 Janar 2026 / G T

Befasi! Anis Mehmeti kryen testet mjekësore te skuadra e re

Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti, ka kryer testet mjekësore te skuadra e re.

Siç raporton Sky Sport, lojtari “kuqezi” sapo ka kryer testet mjekësore te Ipswich Town, shkruan Indeksonline

Skuadra që synon të futet në Premier League pritet t’i paguajë rreth 3 milionë funte për Mehmetin te Bristol City.

Mehmeti gjatë këtij sezoni me fanellën e Bristol Cityt ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asiste./Indeksonline/