75 Mall Live Search
14:30 / E Premte, 23 Janar 2026 / OSH

A është arrestuar djali juaj për dallaveret me vota? Flet Rasim Demiri

Në media është raportuar sot se në mesin e të arrestuarve nga aksioni i sotëm i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren është edhe Alaudin Demiri, djali i Rasim Demirit.

Indeksonline e ka kontaktuar Rasim Demirin lidhur me këtë rast.

“Nuk osht qashtu. Drejtësia ka me e tregu fjalën e vet. Nuk e di nëse osht i arrestum, por është në process” ka thënë Rasim Demiri për Indeksonline.

Rasim Demiri është përfaqësues i Koalicionit Vakat, koalicion ky i përbërë nga disa parti të boshnjakëve në Kosovë./Indeksonline/