75 Mall Live Search
15:09 / E Premte, 23 Janar 2026 / G T

Cole Palmer te “Djajtë e Kuq”? Liam Rosenior tregon të vërtetën: Kam diskutuar me të

Trajneri Liam Rosenior ka hedhur poshtë raportimet që sugjerojnë se Cole Palmer po planifikon një rikthim në Manchester, duke theksuar se lojtari është i përqendruar dhe i kënaqur me situatën aktuale në klub.

Këto ditë u raportua se Cole Palmer mund të transferohet te Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit.

“I kam folur Cole-it dhe ai duket dhe është shumë i lumtur të jetë këtu,” ka deklaruar Rosenior, duke qetësuar spekulimet e ditëve të fundit, shkruan Indeksonline

Trajneri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Palmerit në projektin afatgjatë të skuadrës. “Pa dyshim, Palmer është një pjesë shumë e rëndësishme e planeve tona në planin afatgjatë. Ai po ndihet mirë dhe sot iu bashkua stërvitjeve,” shtoi ai.

Deklaratat e Rosenior konfirmojnë besimin e klubit te talenti i Palmerit dhe synimin për ta mbajtur atë si një element kyç për të ardhmen./Indeksonline/