75 Mall Live Search
15:20 / E Premte, 23 Janar 2026 / S Z

Kryeziu: Subjektet më të mëdha i kanë dërguar të preferuarit e tyre, ata kanë menduar se mund të manipulojnë me vota

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht kryeprokurori Petrit Kryeziu po mban një konferencë për media pas aksionit të zhvilluar nga Prokuroria, ku janë arrestuar rreth 100 persona të dyshuar për manipulim të votave në Prizren.

Kryeprokurori  Petrit Kryeziu ka thënë se  bëhet fjalë për manipulime breda llojit dhe se katër subjektet më të mëdha politike, i kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar që larg syve të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, mund të manipulojnë dhe të ia dalin.

“Dua ta bëjë të qartë për të gjithë se këtu nuk bëhet fjalë për numërmimin e votave të subjekteve politike. Po bëhet fjalë për manipulime brneda llojit. Aty katër subjektet më të mëdha politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar që larg syve të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, mund të manipulojnë dhe të ia dalin”, tha ai./Indeksonline/.