75 Mall Live Search
16:33 / E Premte, 23 Janar 2026 / MSH1

Maqedoni: Të hënën protestohet pranë kufirit me Kosovën, paralajmërohen kolona kamionësh

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të hënën mund të ketë kolona kamionësh në hyrje të Republikës së Kosovës, nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Sipas QKMK-së, kjo parashihet të ndodhë si pasojë e një proteste që do të organizohet nga shoqata e transportuesve, me fillim nga ora 12:00, shkruan IndeksOnline.

“Si pasojë e kësaj proteste, do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave.

Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” thuhet në njoftim.