Aksident i rëndë zingjiror në dalje të Prishtinës, disa vetura të përfshira
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në dalje të Prishtinës.
Sipas pamjeve të siguruar nga IndeksOnline, dyshohet se në aksident janë përfshirë 4 vetura.
Dyshohet se nga ky aksident ka edhe persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet relevante, gjersa shihet edhe KFOR-i i cili po ndihmon me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë, dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

