75 Mall Live Search
18:47 / E Premte, 23 Janar 2026 / Gj Sh

Nottingham Forest e zyrtarizon sulmuesin italian

Lorenzo Lucca edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Nottigham Forest.

Ai është bashkuar me Nottingham Forest në formë huazimi prej 1 milion eurosh nga Napoli me opsion blerjeje prej 40 milion eurosh, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi italian pati një sezon fantastik në 2024/2025 sa ishte pjesë e Udineses, duke shënuar 14 gola.

25-vjeçari gjatë kësaj periudhe morri ftesë edhe nga kombëtarja e Italisë, ku zhvilloi pesë paraqitje me ”Azzurët”.

Por Lorenzo Lucca nuk gjeti hapsirën e mjaftueshme te Napoli që nga transferimi i tij në verë, dhe tashmë do të provoj një aventurë të re në Premierligën angleze./IndeksOnline/