Trajneri i Rumanisë shtrihet në spital
Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu po përballet me probleme shëndetësore.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat vendase, 80-vjeçari u shtrua me urgjencë në spital, shkruan IndeksOnline.
Lucescu ka konfirmuar se është shtruar në spital për shkak të një gripi të rëndë dhe shpreson të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Jam i shtruar në spital, është e vërtetë. Qëndrova në spital për njëfarë kohe, në fillim të vitit, pastaj dola nga spitali.
Por ndërkohë më zuri një grip i rëndë dhe më është dashur të shtrohem përsëri në spital, sepse kisha edhe temperaturë të lartë, 39 gradë.
Jam nën mbikëqyrjen e mjekëve, shpresoj të shërohem shpejt “, tha Lucescu për ”Golazo”.
80-vjeçari është i shtruar në spital në Bukuresht, nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore./IndeksOnline/
Romanya Milli Takımı’nın Teknik Direktörü Mircea Lucescu, ağır bir grip geçirdiğini ve hastanede tedavi gördüğünü açıkladı.
— Fanatik (@fanatikcomtr) January 23, 2026
🗣️ "Ateşim 39 dereceye kadar çıktı. Şu an hastanede doktorların gözetimi altındayım. Bir an önce iyileşmeyi umuyorum. Doktorlarım pazartesi günü taburcu… pic.twitter.com/VTFHmv5WlL

