75 Mall Live Search
21:56 / E Premte, 23 Janar 2026 / MSH1

Rita Ora me postim për gjyshen e saj: Vlerësoni të dashurit sa janë ende gjallë

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj dashurinë që ndjen për gjyshen, Besa Sahatçiu, duke theksuar se ndihet e bekuar që e ka ende pranë.

Në një storie në Instagram, këngëtarja falënderon motrën e saj, Elenën, që i ka dërguar një video të gjyshes, ku tregohet se sa shumë momente nga jeta e përditshme i humb për shkak të angazhimeve të saj profesionale.

“Të dua, gjyshe je aq e lezetshme, e mirë dhe më bën të qesh jam shumë mirënjohëse që të kam ende dhe që i dëgjoj të gjitha historitë e tua. Faleminderit motrës që ma dërgoi këtë video dhe më mungojnë vërtet shumë momente familjare, por jam me fat që e kam këtë dhe kohën që ende e ndajmë bashkë. Jam shumë mirënjohëse për këtë. Vlerësoni njerëzit tuaj të dashur, derisa janë ende gjallë”, ka shkruar Ora.