75 Mall Live Search
08:39 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / A

Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për falsifikim të votave

Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 109 persona në Prizren, të dyshuar për përfshirje në falsifikim të rezultateve të votimit, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur në Qendrën Komunale të Numërimit në Prizren, gjatë periudhës 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026. Të dyshuarit dyshohet se kanë ndërhyrë në procesin e numërimit të votave, duke cenuar integritetin e procesit zgjedhor.

Po ashtu, Policia njofton se njëri nga të arrestuarit dyshohet edhe për veprën penale të kanosjes.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar nga njësitet përkatëse policore dhe, me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në garantimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e procesit zgjedhor, duke paralajmëruar se çdo shkelje e ligjit do të trajtohet me seriozitet. /Indeksonline/