75 Mall Live Search
11:20 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / Gj Sh

Ernest Muçi fiton çmimin e golit më të bukur gjatë muajit dhjetor në Turqi

Ernest Muçi është shpërblyer për paraqitjet fantastike me Trabzonsprin.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka fituar çmimin për golin më të bukur gjatë muajit dhjetor në Superligën e Turqisë, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari u shpërblye për golin e shënuar në ndeshjen ndaj Goztepe, e vlefshme për javën e 15-të.

Muçi po kalon një sezon fantastik, ku deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka bërë një asist./IndeksOnline/