75 Mall Live Search
12:12 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / Gj Sh

Vëlla e motër po bëjnë histori në garat me ski

Dy skijatoret slloven, vëlla e motër, Domen Prevc dhe Nika Prevc po bëjnë histori në garat me ski.

Ata po prijnë në garat në kampionatin botëror në kërcim me ski, shkruan IndeksOnline.

Domen Prevc po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës në kërcim me ski për meshkuj, duke grumbulluar1214 pikë. Ai kryeson bindshëm renditjen e përgjithshme, duke lënë pas rivalët e tij me një diferencë të madhe pikësh.

Skijatori sllove po ashtu mban rekordin botëror për kërcim/flutrimin më të gjatë deri më tani.

E të njejtin sukses po e ndjek edhe motra e tij, Nika Prevc.

Ajo dominon kualifikimet në Kupën e Botës në Sapporo.

Ski-jumperja sllovene Nika Prevc ka shkëlqyer në kualifikimet e Kupës së Botës FIS në kërcim me ski, të zhvilluara në Sapporo, duke zënë vendin e parë me 137.7 pikë dhe duke konfirmuar formën e saj të shkëlqyer.

Garat kryesore pritet të zhvillohen në ditët në vijim, me Prevc që shihet si një nga favoritët kryesorë për ta fituar garën./IndeksOnline/