75 Mall Live Search
12:20 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / F.R

Caktohet seanca dëgjimore për 109 të ndaluarit për manipulim të votave

Gjykata Themelore në Prizren njofton se sot, me datë 24.01.2026, nga ora 14:00, janë caktuar seancat dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin në të cilin më 23.01.2026 janë ndaluar 109 persona, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Ky njoftim ka për qëllim vetëm informimin mbi kohën e mbajtjes së seancave dëgjimore.

Seancat dëgjimore janë caktuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit, por ende nuk ka përfunduar pranimi i kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren për caktimin e masës së sigurisë. Prandaj, numri i kërkesave të pranuara dhe i personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë mund të ndryshojë”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme, në një aksion të madh të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, u arrestuan dhe ndaluan 109 persona, komisionerë e individë tjerë, që dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor të kandidatëve për deputetë në këtë komunë./IndeksOnline/