75 Mall Live Search
17:24 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / MSH1

Dega e Pejës refuzon dorëheqjen e Abdixhikut

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë është mbledhur sot, për të diskutuar mbi Kuvendin Qendror të partisë.

Me këtë rast, anëtarët e LDK-së në Pejë njëzëri janë dakorduar për të mbështetur kryetarin Lumir Abdixhiku – në votëbesim, shkruan IndeksOnline.

“Anëtarët e Kryesisë diskutuan hapur për situatën aktuale në parti, dhe shumica e diskutimeve ishin në mbështetje të kryetarit Lumir Abdixhiku” thuhet në njoftimin e LDK-së në Pejë.

Kujtojmë se Kuvendi i LDK-së do të mbahet më 31 janar, ku të gjithë anëtarët e partisë, përmes votëbesimit, do të vendosin nëse duan të mbajnë për kryetar Abdixhikun, apo do të pranojnë dorëheqjen e tij nga ky post.

Abdixhiku ka ofruar të dorëhiqet nga kreu i partisë, pas rezultateve të pakënaqshme në zgjedhjet e dhjetorit./IndeksOnline/