75 Mall Live Search
17:37 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / MSH1

Nis protesta e Sali Berishës, mijëra qytetarë mblidhen përpara Kryeministrisë

Ka nisur protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.

Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar nga qytetarët që sot “t’i bëjnë gjyqin kryeministrit”, duke marrë pjesë në protestën e thirrur në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Pak orë para protestës, Berisha u ka bërë thirrje të rinjve që të “ngrihen në lartësinë e këtij misioni”, shkruan tch.

“I bëj thirrje të rinjve të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve” shkruan Berisha.

Përmes protestës, PD-ja kërkon largimin e Edi Ramës, ndërsa detajet e këtij tubimi po mbahen ende diskrete.

Policia e Tiranës ndërkohë ka merr masa, duke nxjerrë në terren 1300 forca policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë politike. Kryeministria nga ana tjetër ka fortifikuar dyert dhe është e rrethuar. Pritet të ketë prezencë dhe të zjarrfikësve dhe ambulancës sipas protokollit.

Pak minuta para nisjes së protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha shkoi në seli dhe nga aty, u nis me simpatizantët e tij drejt Kryeministrisë.

Partia Demokratike do të mbajë këtë të shtunën protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. Vetëm pak minuta nga fillimi i protestës, lideri i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e selisë. Nga aty, ai do të niset së bashku me simpatizantët e tij drejt Kryeministrisë.