75 Mall Live Search
07:56 / E Diele, 25 Janar 2026 / B XH

Punime në rrjet, në këto vende do të këtë ndërprerje të rrymës sot

Për shkak të punimeve nga pala e tretë, sot më 25 janar do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Kosovës.

Në Pejë, energjia do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 17:00 në disa fshatra dhe lagje, për shkak të zhvendosjes së kabllove në transformator.

Në Prizren, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 11:00 në disa vendbanime të zonës së Zhupës, për shkak të kyçjes së një konsumatori të ri.

Ndërkohë, në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Vushtrri, disa fshatra do të mbesin pa rrymë nga ora 09:00 deri në 15:00, si pasojë e punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Qytetarët këshillohen të marrin masa paraprake gjatë kohës së ndërprerjeve.