Vdekja e 81 vjeçarit pas aksidentit me veturë, policia jep detajet e fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën.
Viktima siç merr vesh IndeksOnline është i moshës 81 vjeçare.
Në lidhje me rastin policia ka dhënë detaje.
“Slloven, Gjakovë / 24.01.2026-13:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke u ndeshur-përplasur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima m/k, i cili pastaj ka përfunduar jashtë rrugës në një kanal-hendek. Si pasojë, viktima për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor.
Rasti duke u hetuar. /IndeksOnline/

